Mbrojtja e ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar të kundërshtojë fillimin e gjykimit, gjë të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që të nis sa më shpejt.
Mbrojtësi i ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati David Hooper tha se në njërën anë prokuroria po vonon dorëzimin e provave materiale tek mbrojtja, e në anën tjetër po kërkon që procesi gjyqësor të nis sa më shpejt.
Ai, tha se mbrojtja nuk i ka marrë ende provat materiale të intervistave të tre të akuzuarve të tjerë, shkruan arbresh.info.
“Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve, përmes të cilit prokuroria t’i japi mbrojtjes materialet të cilat ata mund t’i vlerësojnë. Unë mendoj se në thelb të kësaj, është ajo që ne tani po punojmë me një sistem të nxjerrjes së materialeve që është i copëzuar dhe jo i dobishëm”, i shpreh Hooper.
Ai pohoi se në vazhdimësi mbrojtja ka ngritur këtë problem.
“Ne vazhdimisht e kemi ngritur këtë shqetësim. Në qoftë se kemi një sistem të nxjerrjes së provave, që është sistem për nxjerrjen e materialeve në vazhdimësi brenda parametrave kohore, jo deri në maj, por edhe deri në korrik. Pas kësaj ekziston edhe urgjenca që po dikton prokuroria për të filluar gjykimin sa më shpejt, të cilën ne e kundërshtojmë për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur më parë”, tha avokati.
“Por, në qoftë se do të bëhet nxjerrja e materialeve për dëshmitarët A,B,C dhe D, ne tani marrim vetëm pjesë të dëshmive të tyre, ose të provave që lidhen me ta. Çfarë vlere ka kjo për mbrojtjen?”, ka shtuar ai.
Avokati Hooper, kërkoi që mbrojtjes t’i dorëzohet komplet pako e secilit dëshmitarë.
“Në parashtrimet që bëmë ne, prokuroria tha që mbrojtja po ekzagjeron, por realiteti është që të gjitha këto aspekte janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në qoftes e do të kemi nxjerrje të materialeve, kjo duhet të behet në mënyrën më praktike, që të na japi ne si mbrojtje materiale të vlerësueshme dhe kjo të bëhet dëshmitar pas dëshmitari. Të na jap komplet paketën e dëshmitarit A, intervistën dhe çdo dokument tjetër që lidhet me atë dëshmitar”, tha ai.
Ani pse vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis sa më shpejt, është vetë prokuroria ajo që arsyetohet me vonesën e dhënies së materialeve palës mbrojtëse.
Prokurorja e ZPS-së, tha se mbrojtja nuk është treguar bashkëpunuese fillimisht.
“Pjesa më e madhe e këtyre çështjeve mund të ishin zgjidhur nëse avokatët mbrojtës do ta kishin kontaktuar direkt prokurorinë. Ky parashtrim shkon përtej përgjigjeve të autorizuara dhe përbënë një shkelje të mekanizmit të rregullës 76, prandaj duhet rrëzuar”, tha prokurorja.
“Do të ishte ideale që të kishim një paketë të plotë të dëshmitarëve sa më shpejt, kjo nuk kërkon diskutim. ZPS-ja është në proces të vënies në dispozicion të materialeve që janë objekt i kësaj kërkese dhe ne këtë po e bëjmë me shpejtësinë dhe efikasitetin që na lejojnë rrethanat”, tha prokurorja e ZPS-së.
Ajo tha se ZPS është duke punuar në deklaratat e dëshmitarëve.
“Jemi duke punuar në deklaratat paraprake të dëshmitarëve dhe do të kalojmë edhe në provat materiale të dëshmitarëve të tjerë. ZPS-ja nuk ka refuzuar kurrë që t’i vendos në dispozicion këto materiale, dhe karakterizimi i mbrojtjes së Thaçit, është një prej parashtrimeve tjera keq orientuese që ata kanë bërë në parashtrimet e tyre të fundit”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ZPS-ja është duke i vendosur në dispozicion materialet në shpejtësinë dhe efikasitetin e mundshëm.
“Përkundrazi , ne jemi duke vendosur në dispozicion materiale në shpejtësinë dhe efikasitetin që mbetet. Të gjitha provat materiale që lidhen me intervistën e z. Thaçi, janë nxjerr. Më saktë nga 55 prova materiale, vetëm gjashtë kanë mbetur pa u nxjerrë. Kishin mbetur në fakt pa u nxjerrë para se të bënte kërkesën e vet mbrojtja. Pritet që këto prova që lidhin intervistat e ZPS-së me të akuzuarit e tjerë, të vendosen në dispozicion shumë shpejt. Ose këtë jave, ose në fillim të javës tjetër”, tha prokurorja.
“Unë mendoj se nga ana e mbrojtjes nuk po vlerësohet dhe nuk kuptohet fare puna e madhe që na kërkohet për përpunimin e provave materiale. Mbrojtja do të marrë materialin e mbetur në kohën më shpejt të mundshme”, tha prokurorja./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...