Mbrojtja e Gucatit përfundon intervistimin e dëshmitares, të hënën fillon mbrojtja e Haradinajt

14:16 | 21 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka përfunduar edhe sot intervistimi i dëshmitares së parë në rastin Haradinaj dhe Gucati.

Në seancën e ditës së enjte, dëshmitarja Pumper është intervistuar nga mbrojtja e Gucatit, avokati Jonathan Rees, raporton arbresh.info

Pas pushimi të pauzës, seanca ka filluar me disa pyetje nga z, Rees drejtuar dëshmitares Pumper, mirëpo në më pak se 10 minuta, avokati Rees ka kërkuar që të kalohet në seancë private, ku edhe vazhdoi kështu për më shumë se 1 orë deri në përfundimin e saj.

Mbajtja e seancës e shkruar në mënyrë koronologjike:

Rees: Pra shpjegova që keni bërë një shqyrtim të dokumenteve të sekuestruara nga ZPS-ja në OVL-UÇK nga data 22 shtator 2020 që është etiketuar nga ju si ‘Paketa 3’, kështu?

Pumper: Po.

Rees: Mund të konfirmoni se nuk keni qenë e pranishme në OVL-UÇK më datën 22 shtator 2020?

Pumper: Po.

Rees: Ju bëmë pyetje gjatë seancës së pyetjeve nga pala thirrëse për dokumentin SPOE00220194 dhe 195, ju lutem t’i shohim shkurtimisht këto.

Sekretarja: Kjo është pranuar si provë me nr P54.

Rees: A mund ta vendosim si faqe të plotë në ekran ju lutem?

Rees: E shohim se ky është një dokument në kopje të shtypur pa numër ERN-je të vendosur me dorë por me shkronja të kuqe poshtë SPOE220914, kështu?

Pumper: Po.

Rees: Shohim që në pjesën sipër aty shkruhet Hagë, e shkruar me kompjuter 9 shtator 2020, por shifra 9 është zëvendësuar me shkrim dore me numrin 22 dhe pastaj po me shkrim dore është shkruajtur data e lëshuar nga një punonjës i ZPS-së që s’po e përmendi emrin, por që e kemi përmendur përpara, kështu?

Pumper: Po.

Rees: Pastaj dokumenti përshkruhet si urdhër, i drejtohet z. Gucati dhe, ose OVL-UÇK-së, në të thuhet kështu, urdhërohet që menjëherë të vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe dhënat, dokuemtancioni pra që përfshin produktet e brendshme të ZPS-së, dhe të mos regjistroni, kopjoni në çfarëdo lloj forme apo të shpërndanin më tej mjete të komunikimit, dokumentet apo përmbajtjet e tyre. Dhe në fund fare ka një fotokopje të nënshkrimit të Prokurorit të Specializuar, kështu?

Pumper: Po.

Rees: Po nuk është se në përmbajtje shkruan se dokumentet dhe dokumentacioni i tillë ka qenë jo i sekuestruar si pjesë e kësaj apo nëse ka pasur dokumente, jeni dakord me këtë që them?

Pumper: Thuhet që të vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe dokumentacionet përfshirë dhe produktet e brendshme të punës të ZPS-së.

Rees: Po dakord por, nuk thuhet këtu nëse janë sekuestruar dokumente apo dokumentacione si rezultat i këtij urdhri.

Pumper: Jo se ky është urdhëri.

Rees: Dokumenti tjetër është SPOE 00220915 red.

Gjykatësi: Ka numër që fillon me P?

Sekretarja:  P 58.

Rees: Ky është një formular që konfirmon dorëzimin edhe ky dokument i shtypur në letër, nuk e ka të vendosur me dorë numrin ERN, të stampuar pra me dorë, por e ka në format elektronik në fund të faqes numrin SPOE 00220915, përshkruhet si pranim i dorëzimit, marsi është marrë me shkrim dore, ka nënshkrimin, datën, orën, kështu?

Pumper: E saktë.

Rees: A në këtë formular nuk thuhet askund se konfirmohet se si rezultat i urdhrit, dokumenti dokumentacioni është zhvendosur?

Pumper: Po e saktë.

Rees: Apo se çfarë?

Pumper: Po e saktë.

Rees: Në të dy dokumentet si urdhri si edhe vërtetimi i  dorëzimi të urdhrit, nuk thuhet se dokumenti janë futur në qese provash?

Pumper: Po e saktë.

Rees: Po ti kthemi prapë deklaratës suaj, paragrafi 28, të është kërkuar që të shqyrtoni dokumentet, që të është thënë se janë sekuestruar në OVL-UÇK, që ju i keni etiketuar si ‘Paketa 3’, paragrafi 29, ju thoni ‘Paketa 3’ përbëhet nga dy kopje të paplota që përbëhen nga 224 dhe 225 faqe përkatësisht të të njëjtit dokument, në veçanti thoni ju, ‘Paketa 3’ përfshin kopje jo të plota të një dokumenti konfidencial të ZPS-së që përbëhet nga 261 faqe, që ka të bëjë me hetime dhe procedura zyrtare të ZPS-së, të cilat përbëjnë punë të brendshme, produkt të brendshëm pune. Keni dashur të thoni që është dokument konfidencial apo diçka tjetër me këtë?

Pumper: Nuk ju kuptoj.

Rees: Keni dashur të thoni se është konfidencial apo keni përshkruar cili është dokumenti, çfarë keni dashur të thoni?

Pumper: Kam shkruar se është dokument konfidencial sepse kishte të përcaktuar indicje konfidenciale.

Rees: Pra opinioni juaj ishte se ishte dokument konfidencial sepse patë indicjen e konfidencialitetit?

Pumper: Kishte indicje në dokument, prandaj edhe e kam përmendur si dokument konfidencial.

Rees: Pra ju nuk e dini se kush e ka klasifikuar këtë dokument si konfidencial?

Pumper: Jo.

Rees: Dini nëse kanë pasë autoritetin ta përcaktojnë si konfidencial?

Pumper: Nuk e di, jo.

Rees: Do të thoshit që Paketa 3 është shkruar në gjuhën angleze dhe se paraqet bazën për analizë të provave dhe të bazës ligjore lidhur me 5 të dyshuarit të ZPS-së.

Kalohet në seancë private.

Pas më shume se një ore në seancë private, transmetimi u kthye në seancë publike.

Gjykatësi: A dëshiron mbrojtja që të përgjigjet në pyetjen e bërë nga Prokuroria?

Rees: Ne kemi pikëpamjen që ka një nivel pasigurie sa i takon procesit të gjykimit javën që vjen, do të duhej të dëgjojmë se si do të përfundojë seanca e pasiditees dhe fusha e veprimit të çështjes së prokurorisë duhet që ende ti përgjigjën çështjes së urdhëruar për te i’u përgjigjur nga fundi i të hënës, do të mundohemi ta bëjmë në mënyrë sa më efektive të mundur.

Gjykatësi: Ju nuk po e kundërshtoni kërkesën e prokurorisë?

Rees: Jo.

Gjykatësi: Z. Kadman?

Kadman: I kam komunikuar ZPS-së të njëjtën gjë.

Gjykatësi: Po përderisa nuk kemi kundërshtim dhe përderisa ky dëshmitar vjen nga diku tjetër, dhe udhëtimi është problematik, ne veçanti gjatë vitit të fundit, ne do ta pranojmë kërkesën dhe urdhri është që pasi të përfundojë dëshminë zonja Pumper, atëherë do të vijohet më dëshminë e z, Jukic.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme