Mbrojtja e Gucatit: Materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së apo persona të tjerë të lidhur me ZPS-në

13:40 | 30 Prill 2021
S D

Mbrojtësi i Gucatit gjatë konferencës së sotme ka thënë se sipas informacioneve që ata kanë materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së, apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në.

Për publikimin e këtij materiali akuzohen Guaci dhe Haradinaj, përkatësisht për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Me informacionin që kemi tregohet se materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në. Sa i takon pyetjes tuaj për ngritjen e kundërshtimeve për materialin provues ne kemi thënë edhe më përpara dhe do ta theksojmë edhe njëherë se duam të ngrejmë kundërshtimet e identifikuara në dokumente deri me 14 qershor”, ka thënë Rees.

Avokat i Hysni Gucati po ashtu ka folur për vështirësitë që mbrojta e të akuzuarve po hasin në lidhje me materialet.

Ai tha se kanë marrë rregullën 102 (3) që përfshin në të 148 dokumente dhe sipas tij, është në kundërshtim me njoftim paraprak që ka dhënë ZPS pasi sipas Rees, rezulton se nuk e kishin këtë informacion të saktë dhe u identifikuan disa dokumente tjera që nuk ishin përfshirë në dokumentacionin fillestar të ZPS.

“Sa i takon çështjes së nxjerrjes së materialeve nëse palët po hasin me vështirësi të tjera të mëtejshme, ju do të vlerësonit besoj se në kohën kur kam hartuar përgjigjen për urdhrin e përcaktimit për datën e konferencës, ne kemi marrë rregullën 102 (3) që përfshin në të 148 dokumente dhe siç e kemi thënë më përpara është në kundërshtim me njoftim paraprak që ka dhënë ZPS që përfshin vetëm 13 dokumente dhe për të cilin ZPS institoi që ky ishte informacioni që kishin në dispozicion dhe nuk kishin nxjerrë, rezulton se nuk e kishin këtë informacion të saktë dhe u identifikuar disa dokumente tjera që nuk ishin përfshirë në dokumentacionin fillestar të ZPS”, ka thënë avokati Rees./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme