Deri në gusht të këtij viti pritet të nis gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt u shpreh e gatshme që gjykimi të nis deri më 13 gusht, shkruan arbrsh.info.
Avokati i Gucatit tha se pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë, mbrojtja do vazhdojë të përmbush detyrimet e saj dhe t’i përmbahet kalendarit të përcaktuar.
“Ne kemi thënë më parë që besojmë se do jemi gati për gjykim në javën që fillon me 13 gusht e më tutje. Besoj që jemi në gjendje t’i përmbahemi atij afati”, tha avokati i Gucatit.
Në të njëjtën vijë të mendimit ishte edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
“Edhe ne mendojmë dhe jemi në të njëjtin pozicion. Kemi vështirësi në zhvillimin e hetimeve dhe s’dua të hy në konflikte me prokurorinë. Kemi pasur probleme me disa linja të hetimeve. Shpresojmë që të bëjmë hetime të mëtejshme të mbrojtjes brenda 10 ditëve të ardhshme. Kjo do të varet edhe nga situata, sepse psh e gjithë Evropa është vendosur në kodin e kuq sa i përket pandemisë”, tha Cadman.
Megjithatë, në muajin prill pritet të caktohet një konferencë tjetër, ku do të caktohet se kur do nis gjykimi në këtë rast./arbresh.info/
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...