Në vazhdimin e seancës ndaj Salih Mustafës, i cili është duke u dënuar për krime luftë në Zllatar, mbrojtësja e viktimave ka replikuar në lidhje me pyetjet të cilat pala mbrojtëse është duke i bërë, shkruan arbresh.info.
“A mund ta pyesim dëshmitarin se për sa kohë dëshiron të shkoj i akuzuari në burg, nuk është një pyetje që mbrojtja apo dikush tjetër do të donte ta bënte, e njëjta gjë mund të thuhet në rastin e kompensimit që dikush pret të marr”,ka thënë mbrojtësja e viktimave.
Tutje ka vazhduar avokati mbrojtës, i cili ka kërkuar që të shkojë në seancë private për të vazhduar pyetjet.
Kujtojmë, se aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...