Një deklarim të tillë avokatët Jonathan Elystan Rees dhe Toby Cadman e kanë bërë gjatë konferencës së dytë për përgatitje për gjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Jonathan Elystan Rees, që mbron Hysni Gucatin, ka thënë se për dëshmitaren 1 mund tu duhen deri në shtatë ditë për kundër-pyetje, ndërsa për dëshmitarin 2 pesë ditë.
“Nuk propozoj të bëj deklaratë hapëse pas deklaratës së ZPS-së. Do të shqyrtoj mundësinë e hapjes pasi ZPS të ketë paraqitur hapjen e saj, pasi të jenë thirrur të gjitha dëshmitarët e mbrojtjes dhe të pandehurit”, ka thënë ai.
Tutje, bëri të ditur se një javë do ishte e mjaftueshme sa i takon pjesës së përgatitjes për mbrojtjen, pasi ZPS të ketë paraqitur argumentet e saj.
Sipas tij, sa i takon mbrojtjes, synojnë të jenë të pranishëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.
“Angazhimet e mia në çështjet e tjera i kam kufizuar sa më shumë që ka qenë e mundur. Do t’i kërkoj trupit gjykues në kohën e përshtatshme të ketë më shumë fleksibilitet apo ndihmë për mua që të përmbush detyrimet e tjera që i kam marr përsipër më parë. Bëhet fjalë për 5-6 ditë, gjatë atyre ditëve zoti Boëden do të jetë këtu gjatë gjithë kohës”, bëri të ditur ai.
Jonathan Elystan Rees ka thënë se kanë biseduar edhe me prokurorinë dhe synojnë që çështja të përfundoj brenda këtij viti kalendarik.
Ndërsa avokati Toby Cadman, që mbron të akuzuarin Haradinaj, ka thënë se me avokatin Rees janë konsultuar dhe pozicioni i tyre varet nga puna e prokurorisë.
Edhe avokati Cadman ka thënë se Haradinaj shpreson që gjykimi të përfundoj brenda këtij viti.
Nga trupi gjykues u bë e ditur se janë konsultuar me trupin gjykues në çështjen tjetër dhe se sallën e gjyqit do ta kenë në dispozicion për dy javë të plota në fund të tetorit.
Avokati Cadman bëri të ditur se kanë shpresuar që procesi të filloj në fillim të nëntorit, por se nëse ndodh ndonjë ndryshim i përafërt në data nuk ka problem.
Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith III ka bërë të ditur se kanë planifikuar që hapja e gjykimit të bëhet më 7 dhe 8 tetor, kurse dëgjimi i provave materiale nga 18 tetori dhe të vazhdohet më pas në fund të tetorit.
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...