Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK-në

08:34 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së, dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”

Trajnimi kishte qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën.

“Duke u fokusuar në: Kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre; Demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara; Demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve”, njofton FSK-ja.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme