Mbretëria e Bashkuar ka shpërndarë deklaratën e Bashkimit Evropian ku thuhet se BE-ja është e shqetësuar për mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi dhe në të cilën bëhet thirrje për themelimin pa vonesë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ashtu si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Ambasada Britanike ka thënë se qëndron pas këtij apeli të qartë të 27-vendeve anëtare të BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme, shkruan Arbresh.info.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike./Arbresh.info.
🇬🇧 stands behind this clear appeal from the 🇪🇺27 for 🇽🇰 and 🇷🇸 to engage constructively and sincerely without further delay.https://t.co/VBdIKFDGwJ
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) September 19, 2023
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...