Mbretëria e Bashkuar ka falënderuar Kosovën për strehimin e 117 afganëve, të cilët kanë udhëtuar sot në Britani, pas evakuimit të tyre nga Afganistani.
Ndihmën e Kosovës, ata e kanë cilësuar si jetike, teksa përmes një postimi, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se 117 anëtarët e stafit të NATO-s që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, kanë arritur të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.
“117 anëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur sot të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova. Mbretëria e Bashkuar është mirënjohëse ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën jetike duke i pritur ata përkohësisht”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
Tutje, ata thonë se do të bvazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e afganëve të tjerë, të cilët kanë të drejtë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne do të vazhdojnë të kërkojmë tërheqje të sigurt të afganëve të tjerë që kanë të drejtën të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, e të cilët janë ende në rrezik”, thuhet në postim.
Shumë afganë janë mirëpritur edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje./arbresh.info/
117 Afghan NATO staff have arrived safely in the UK from Kosovo today. The UK is grateful to the Government of Kosovo for their vital help in temporarily hosting them.
We will continue to seek safe passage for other Afghans eligible to come to the UK who are still at risk. pic.twitter.com/rqAriJyp0X
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) September 16, 2021
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...