Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka organizuar sot një punëtori me Drejtorët e Drejtorive Komunale për Bujqësi në nivel vendi, para të cilëve përfaqësuesit e departamenteve përkatëse të MBPZhR-së kanë prezantuar masat mbështetëse në kuadër draft-programeve për sektorin e bujqësisë për vitin 2022, duke përfshirë këtu Programin e Pagesave Dirkete, Programin për Zhvillim Rural, si dhe Programin për Investime Kapitale/Projektet për Sistemin e Ujitjes, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani, i cili njëherësh ishte edhe kryesues i kësaj punëtorie, ka treguar se kjo punëtori është organizuar me qëllim që gjatë prezantimit të këtyre programeve të diskutohen edhe idetë dhe propozimet e Drejtorëve për Bujqësi, si dhe të njëjtat të trajtohen dhe përfshihen në kuadër të masave mbështetëse të këtyre programeve.
“Programi për Pagesa Direkte/Subvencione në Bujqësi, Programi për Zhvillim Rural/Grante në bujqësi, si dhe Programi për Investime kapitale kanë impakt të madh në sigurimin dhe avancimin e qëndrueshmërisë së sektorit të bujqësisë në Kosovë. Prandaj, në vazhdimësi të bashkëpunimit, kërkojë nga ana juaj që të jeni më interaktiv në komunikim me Ministrinë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, lidhur me prezantimin dhe shpjegimin sa më të qartë të këtyre programeve ndaj fermerëve tanë, në të gjitha proceset e realizimit të tyre. Përfundimisht, urojë që nga kjo punëtori të dalin ide, rekomandime dhe përfundime të qëndrueshme në raport me përmbushjen sa më të mirë të nevojave dhe interesave të fermerëve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm, Blerim Hasani.
Pas prezantimit të këtyre programeve nga ana e përfaqësuesve të MBPZhR-së, Drejtorët Komunalë për Bujqësi kanë paraqitur gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në komunat nga ata vijnë, si dhe krahas kësaj ata kanë prezantuar idetë dhe rekomandimet e tyre për politikat mbështetëse për sektorin, të cilat propozuan që të përfshihen në kuadër të Draft-Programit të Pagesave Direkte dhe Draft-Programit për Zhvillim Rural.
Ndryshe, MBPZhR-ja do t’i njoftojë Drejtorët e Bujqësisë nëpër të gjitha Komunat e Kosovës paraprakisht lidhur me thirrjet për aplikim për Programin e Pagesave Direkte 2022, si dhe Programin për Zhvillim Rural 2022, të cilat planifikohen që të shpallen për këtë vit./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...