Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur një projekti madhor me vlerë prej 20 milionë Euro. Ky projekt, ka për qëllim përkrahjen e iniciativave për zhvillimin rural dhe veçanërisht të agroturizmit, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kënaqësinë të njoftoj gjithë qytetarët për nisjen e një projekti madhor me vlerë prej 20 milionë Euro, që ka për qëllim përkrahjen e iniciativave për zhvillimin rural dhe veçanërisht të agroturizmit. Ky projekt fasilitohet nga GIZ-i gjerman në kuadër të Marrëveshjes Ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane dhe synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie, etnie apo prejardhjeje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas njoftimit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se ky projekt është një mundësi e artë për komunitetet rurale në Kosovë duke filluar nga komunat veriore.
Ministri Peci ka theksuar se me anë të kësaj nisme, synohet fuqizimi i më fermerëve dhe promovimi i agroturizmit, sic thekson ai, si një nga shtyllat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik.
Andaj, Peci ka inkurajuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen në javët në vijim, për të përfituar sa më shumë nga ky projekt.
“Projekti do të përfshijë një sërë aktivitetesh informuese dhe trajnuese për të gjithë të interesuarit, me qëllim që të ofrohet mbështetje dhe udhëzime për aplikim në programet e financimit. Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuara për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Theksojmë se projekti pritet të lansohet nga muaji Shtator i këtij viti dhe presim që ftesës për pjesëmarrje në sesionet informuese t’i bashkoheni pozitivisht”, është shprehur Peci./Arbresh.info
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...