Me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe koordinim të plotë që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit:
Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.
Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;
Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar;
Letërnjoftimin.
Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;
Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, të ushqimit, etj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...