Google ADS

Mblidhet Qeveria, pritet që pjesërisht të hiqet ora policore

16:05 | 15 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Sot pritet të mblidhet Qeveria e Kosovës, ku do të diskutohet rreth masave anti-Covid.

“Është mbledhje elektronike”, konfirmoi kështu zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Kjo pse gjatë ditës së djeshme nga kryetarët e Komunave të Kosovës është kërkuar heqja e kufizimit të qytetarëve nga 17 tetori, dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, shkruan arbresh.info

Këtë kërkese ia kanë drejtuar ushtrueses së detyrës se ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Poashtu edhe drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka dhënë arsyet e veta se pse duhet të hiqet kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Ndërsa këtë kërkese ë ka bërë edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai ka bërë të ditur se kanë dërguar kërkesë në adresën e Qeverisë për heqjen e përkohshme të orës policore, për 48 orë për ditën e shtune dhe të diele.

Kujtojmë që të drejtë lëvizje dhe qarkullimi edhe pas orës 22:00 kanë të gjithë ata persona që janë të angazhuar për ditën e zgjedhjeve, si dhe gazetarët që raportojnë./arbresh.info/

Lexo edhe:

Ibrahimi: Ora policore pengesë për festë në ditën e zgjedhjeve – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme