Mblidhet Qeveria, miraton vendime për shpronësimin e tokave e ndërtimin e bustit për Robert Dole

13:41 | 17 Dhjetor 2019
M. A.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt.

Në mbledhjen e 115 me radhë  deri tani ma miratuar 10 pika të rendit të ditës

Ndër të tjera u votua edhe shpronësimi i pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP ‘Produkt’ Zona Kadastër Polac i Ri në Skenderaj të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit’.

Me këtë rast ministri  i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se Qeveria nuk ka asnjë obligim financiar.

Ai shtoi se të gjitha pagesat do të i bëj komuna e Skenderajt.

“Inporpozohet Qeverisë së Kosovës që të të cilat do të preken nga realizimi i këtij Parku të Biznesit. Qeveria nuk do ketë asnjë obligim financiar pasi Komuna e Skenderajt do të bëjë të gjitha pagesat”, ka thënë ai.

Në këtë mbledhje u propozua edhe ndërtimi i një busti për senatorin, Tobert Dole në Prishtinë.

I pari i Qeverisë propozoi që të ndahet shuma prej mbi 12 mijë euro.

“Propozoj që të ndanë mbi 12 mijë euro dhe të i transferohen Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme