Google ADS

Mblidhet Qeveria e Spanjës për të “hequr autonominë e Katalonjës”

12:30 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Spanjës të shtunën është mbledhur për të aktivizuar nenin e Kushtetutës, i cili deri tani nuk është përdorur kurrë, mbi rajonin e Katalonjës në tentimin që të ndalë rebelimin e politikanëve separatist.

Kabineti i drejtuar nga kryeministri Mariano Rajoy u mblodh për të sqaruar fushëveprimin dhe afatin kohor të masave të cilat Qeveria planifikon t’i ndërmarrë sipas nenit 155 të Kushtetutës së Spanjës.

Neni mundëson që pushteti qendror të intervenojë kur ndonjëra nga 17 rajonet autonome në Spanjë nuk respekton ligjin.

Rajoy do të mund të shfrytëzojë fuqinë për të hequr zyrtarët katalanas dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme rajonale, tashmë në janar të vitit të ardhshëm.

Partitë opozitare mbështesin kryeministrin në heqjen e autonomisë së Katalonjës. Për masa të veçanta është e domosdoshme mbështetja e Senatit të shtetit.

Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, ka kërcënuar se do të thërras Parlamentin rajonal për votimin e shpalljes eksplicite të pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme