Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur në selinë e partisë.
Pritet që në këtë mbledhje të flitet për emrat e ministrave të qeverisë së re si dhe zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Sipas marrëveshjes, PDK do t’i drejtojë këto ministri, përveç një zëvendëskryeministri: Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësi.
Pas konstitumit të Kuvendit të Kosovës, është paralajmëruar që pasditen e së shtunës të mbahet seanca e votimi të qeverisë së re.
Një ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për postin e kryeministrit, njofton Klan Kosova.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...