Google ADS

Mblidhet LDK-ja, sot vendos për emrin e mandatarit

10:15 | 23 Prill 2020
L G

Mëngjesi i sotëm, zyrtarët e LDK-së i ka  mbledhur selinë e tyre në Prishtinë.  Një nga një, ata janë duke hyrë në zyrat e tyre.

Ky takim i anëtarëve të LDK-se ka ardhur pas takimit të djeshëm të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi me liderët e të gjitha  partive në vend.

Dje pas takimit,  i pari i LDK-së ka bërë të ditur se sot do të takohet më Kryesin e partisë së tij për të vendosur rreth emrit të mandatarit,  të cili do të ia dërgojnë presidentit Thaçi.

Ky vendim ka ardhur pasi që kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti si partia e parë  në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka pranuar të jap emrin e mandatarit.

Pas këtij takimi i pari i LDK-së do të publikoj para mediave emrin e mandatarit për kryeministër në një qeveri që përveç LDK-së pritet të jetë edhe partia e Haradinajt e Limajt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme