Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me përfaqësuesit e partive parlamentare.
Ky takim vjen pasi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i ashtuquajturi PAN, që për kandidat për kryeministër ka liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka numrat e mjaftueshëm që të marrë mandatin për të udhëhequr me ekzekutivin, shkruan arbresh.info.
Skeptik për të mbështetur PAN-in janë edhe disa deputet të zgjedhur nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Në seancën e të enjtes, të javës së ardhshme, do të ndodhë betimi i deputetëve, dhe më pas do të tentohet të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe më pas edhe kryesia, që përbëhet prej nënkryetarëve.
Sipas ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, PAN-i nuk i ka votat as për zgjedhjen e kryetarit, nëse kandidat është Kadri Veseli.
Në PAN, nuk është përfolur për ndonjë deputet tjetër që mund të jetë në garë me Veselin për t’u zgjedhur në krye të legjislativit.
Pas konstituimit të legjislaturës së re, është paralajmëruar mundësia e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Ata besojnë se pas dështimit të Haradinajt për t’u zgjedhur kryeministër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mandatojë partinë e dytë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurtin për të formuar Qeverinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka deklaruar se nuk do t’i japë mandarin njerëzve që kanë përdorur dhunë.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
LVV gjatë ditës do të mbajë edhe një konferencë për medie.
Një ditë më parë, presidenti Thaçi në takimin me subjektet politike ku kanë marrë pjesë vetëm përfaqësues të PAN-it, por jo edhe të LVV, LAA dhe ata të Listës Serbe, ka përgëzuar edhe njëherë për zgjedhjet e lira e demokratike dhe mbajtjen e procesit zgjedhor të rregullt me 11 qershor.
Ai me këtë rast ka ftuar që Qeveria e re të jetë një Qeveri e stabilitetit dhe e integrimit euro atlantik, e cila do u mundësojë qytetarëve integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit