Mblidhet Kryesia e Kuvendit| Në rend dite edhe Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë

10:32 | 17 Tetor 2022
A Z

Kryesia e Kuvendit wshtw mbledhur në takimin e radhës për të vendosur për mbajtjen e seancës së re.

Në rend dite janë nëntë pika, duke përshirë edhe Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

9. Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme