Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku në rend dite janë dhjetëra pika të seancave të kaluara.
Pikë e rendit të ditës është interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovë.
Kryesia do të vendos edhe për propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ku në rend ditë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, etj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...