Mblidhet KQZ-ja, diskutohet kufizimi i shpenzimeve për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut e Podujevë

08:39 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës do të jenë aktivitetet e ZRPPC-së, si dhe vendime për kufizimet e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, shkruan portali arbresh.info

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndryshe zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen me 29 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme