Google ADS

Mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me Covid-19, priten masa të reja

09:37 | 31 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë do të mbledhë komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19.

Në këtë takim që fillon nga ora 11:00 do të shqyrtohet situata epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona, shkruan portali arbresh.info

Siç edhe kishte raportuar portali arbresh.info do të propozohet sërish kufizimi i lëvizjes si dhe kufizimi i aktiviteteve.

Kosova deri tani numëron plot 19,328 raste pozitive, të shëruar 15,434, 678 të vdekur si dhe 3, 126 raste aktive.

Evropa është përfshirë nga një valë e rritjeve të rasteve me koronavirus, ku Franca e Gjermania kanë vendosur të futen në karantinë për të shmangur një katastrofë njerëzore nga pandemia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme