Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të ketë njoftim rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri, diskutim dhe votim eventual të emrave të ekspertëve, raporton rtklive.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje, por e fundit kishte dështuar për mungesë të kuorumit.
Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Eliza Hoxha- anëtare, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.
Mbledhja fillon në 10:00.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?