Google ADS

Mblidhet komisioni hetimor për energjinë

07:03 | 27 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Komisioni Hetimor Parlamentar sot mbanë mbledhje. Në këtë mbledhje do të diskutohet në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin ekzekutiv, legjislativ, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të bëhet edhe vazhdimi i shqyrtimit të CV-ve për angazhim të eksperteve dhe caktimi i dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës.

Ndryshe nga Kuvendi i Kosovës, për dy periudha të ndryshme kohore, për hetim janë formuar dy komisione, njëri nga pozita dhe tjetri nga opozita.

Mbledhja e komisionit të pozitës, është paraparë të filloj në ora 14:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme