Google ADS

Mblidhet Këshilli i Sigurimit, diskutohet për Ushtrinë e Kosovës

16:17 | 15 Dhjetor 2018
A. B.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raporton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën për Kosovën dhe se perëndimi po kërkon një seancë të mbyllur.

“Takimi i Këshillit të Sigurimit i OKB-së për Kosovën është planifikuar për të hënën”, shkruan agjencia e lajmeve Tass duke u referuar në burimet e tyre diplomatike, transmeton lajmi.net.

Ata duke u thirrur në këto burime kanë potencuar poashtu se Perëndimi po kërkon që seanca të mbahet pas dyerve të mbyllura, të cilat Rusia, sipas agjencisë, kundërshton.

“Një burim i misionit të përhershëm rus në OKB shtoi se Rusia dhe vendet perëndimore nuk arritën consensus mbi formatin e takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të planifikuar për të hënën dhe të aranzhuar për vendimin e Kosovës që themeloi Ushtrinë”, thuhet mes tjerash aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme