Google ADS

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

07:30 | 9 Tetor 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mblidhen tri komisione parlamentare.

Nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ku në rend të ditës është edhe votimi i raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale; shqyrton raportet financiare të KOSTT-it dhe Rregullatorit për Energji etj, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, në orën 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kurse nga ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme