Google ADS

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

08:14 | 28 Shtator 2023
E.H

Sot do të mbajnë mbledhje tri komisione parlamentare.

Në ora 09:30 nis komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, përcjell Arbresh.info.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë:27.6.2023,10.7.2023, 13.7.2023 dhe 20.7.2023;
3. Miratimi i planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;
4. Formimi i Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave;
5. Inicimi i procedurës së shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
6. Shpallja e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
7. Të ndryshme.

Më pas nga ora 10:00 vazhdon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023;
3. Të ndryshme.

Ndërkaq gjysmë ore më vonë, nga ora 10:30 mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 20.07.2023;
3. Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
4. Shqyrtimi i Draft planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;
5. Të ndryshme;/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme