Google ADS

Mblidhen sot shtatë Komisione Parlamentare

07:42 | 31 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Sot pritet të mbajn mbledhje disa Komisione Parlamentare.

Nga ora 10:00 Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Mbledhja mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Poashtu nga ora 10:00 mbledhje pritet të mbaj edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Po në të njëjtën kohë pra duke filluar nga ora 10:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtoj Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). Mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00.

Poashtu nga ora 11:00 edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani.

Edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban sot mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. Mbledhja fillon nga ora 13:00.

Nga ora 13:00 fillon mbledhjen edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ku do të shqyrtoj Projektligjin për Pyje. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme