Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen shtatë komisione parlamentare.
Nga ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shkruan Arbresh.info.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mblidhen nga ora 11:00.
Ndërsa nga ora 13:00 mblidhen Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim./Arbresh.info
Gratë ruse përballen me presion pasi kërkuan kthimin e burra...
Haradinaj viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra heroikisht n...
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të...
Pamje nga vizita e Kurtit në shtëpinë e heroit Afrim Bunjaku
Haxhiu: Vepra e Afrim Bunjakut do të mbetet e skalitur në hi...
Serbët provokojnë, ndezin qirinj në vendin ku u vranë terror...