Sot pritet të mbajn mbledhje disa Komisione Parlamentare.
Nga ora 10:00 Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Mbledhja mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Poashtu nga ora 10:00 mbledhje pritet të mbaj edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Po në të njëjtën kohë pra duke filluar nga ora 10:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtoj Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). Mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00.
Poashtu nga ora 11:00 edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani.
Edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban sot mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. Mbledhja fillon nga ora 13:00.
Nga ora 13:00 fillon mbledhjen edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ku do të shqyrtoj Projektligjin për Pyje. /arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...