Mblidhen sot pesë komisione parlamentare

07:42 | 7 Maj 2024
E.H

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Nga ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe në rend të ditës janë pesë pika për tu shqyrtuar, shkruan Arbresh.info.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet nga ora 11:00 dhe në rend të ditës janë gjashtë pika për tu shqyrtuar.

Nga ora 13:00 do të mblidhen tri komisione parlamentare, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim; si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme