Mbahen sot mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t, e ftuar është ministrja Arbërie Nagavci. Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtareKjo mbledhje fillon në orën 10:00.
Po ashtu Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me: Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil; Naim Qelaj, Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. Ky komision do të fillon në orën 10:00.
Ndërsa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë. Ky komision mblidhet në orën 11:00.
Ndërkaq në orën 12:00 Ministrit Hajrulla Çeku raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Mbledhja fillon në orën 13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Justina Pula-Shiroka, ish-ministre e Ekonomisë; Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë. Mbledhja fillon në ora 14:00 në ndërtesën e Kuvendit.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis. Mbledhja fillon në orën 13:00 në ndërtesën e Kuvendit./arbresh.info/
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë