Google ADS

Mblidhen sot katër komisione parlamentare

07:15 | 17 Korrik 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot mblidhen katër Komisione parlamentare.

Nga ora 09:00, mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku para deputetëve do të raporton drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Komisioni për Integrime Evropiane mblidhet nga ora 10:00 kurse nga ora 11:00, pritet të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të mbaj mbledhjen e radhës nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme