Google ADS

Mblidhen sot katër komisione, ndër to edhe ai Hetimor për Menaxhimin me Rezervat Shtetërore

07:54 | 10 Tetor 2023
E.H

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Mbledhja e parë do të filloj nga ora 10:00, ku do të mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shkruan Arbresh.info.

Pastaj, nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Duke vazhduar nga ora 11:30 me Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ndërsa nga ora 13:00 do të mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme