Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Nga ora 10:00, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar duke filluar nga ora 10:00.
Në ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2022.
Ndërsa nga ora 11:30, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022. I ftuar, kryetari i KQZ Kreshnik Radoniqi. /Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...