Google ADS

Mblidhen sot gjashtë komisione parlamentare

07:16 | 25 Shtator 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Mbledhjet e komisioneve që fillojnë nga ora 10:00 janë:

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione; Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport si dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Kurse, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës fillojnë nga ora 11:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme