Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban mbledhje, në të cilën do të bëj shqyrtimin e raportit me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshilllin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po ashtu ky komision do të bëj shqyrtimin edhe të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, raporton RTKlive.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, shqyrtimi i raporti vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raporti vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022.
Ndërkaq Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në rend dite ka shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta./rtk
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë