Janë mbledhur një grup i serbëve në veri të Mitrovicës, por nuk janë parë ende udhëheqës të politikë të tyre, raporton arbresh.info.
Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar protestë për të premten, duke kundërshtuar mos mbajtjen e zgjedhjeve.
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, pretendon se situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë në Kosovë dhe se sipas tij ndaj serbëve po ushtrohet dhunë institucionale.
“Ne do të luftojmë në mënyrë demokratike dhe të premten do të kemi protesta paqësore si një formë e luftës sonë me një mesazh të qartë, se ne nuk duam të jemi qytetarë të dorës së dytë dhe se askush në shekullin 21 nuk na mohon të drejtat tona themelore. Ne kemi pasur një ditë të gjatë dhe të vështirë. Kjo pasqyron atë që ne si popull po kalojmë aktualisht në Kosovë ”, tha Jevtiq ditë më parë.
Një ditë më parë liderët shtetëror në Serbi u alarmuan pas pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars./arbresh.info/
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...