Mblidhen 47 mijë euro për veteranin britanik të UÇK-së

13:48 | 5 Prill 2017
M. A.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka dhënë një lajm të mirë për veteranin e UÇK-së, anglezin John Arrison.

Afro pesëdhjetë mijë euro janë grumbulluar për shërimin e tij. “Kjo është dëshmia me e mirë e falenderimit që e kemi ndaj kontributit te tij për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Dua te ndajë me ju lajmin se fushata “Veterani per Veteranin” sot është përmbyllur me sukses.

Ndihma prej 47.000 € per sherimin e Jon Harrison-veteranin e UÇK-se ,është dëshmia me e mirë e falenderimit që e kemi ndaj kontributit te tij për çlirimin e Kosovës.

Nga e premtja presim lajme te mira nga Joni dhe mjekët e tij.

Ju falenderoj te gjithëve Juve që moret pjesë në këtë fushatë, duke filluar nga stafi i brigades 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftetarët e UÇK-se, Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”, pjesëmarrësit ne ankandin e pikturave, mediat televizive, operatorët e telefonisë mobile, estrada, afaristet dhe te gjithë shqiptarët zemer-mire!

Zoti ju bekofte!

Antoni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme