Mblidhen 14 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Kosovë

07:09 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Më shumë se 14,000 euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, në Istog.

Nisma ka filluar në Facebook derisa aty synohet të mblidhen 20 mijë euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit të vrarë ditë më parë.

“Ju lutemi të gjithëve me vullnet të mirë që të solidarizohemi për mbledhjen e sa më shumë fondeve dedikuar familjes së Izet Demajt”, thuhet aty.

Iniciativa është nisur nga një qytetare në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme