Google ADS

Mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi i ri punues për themelimin e Institutit për krime lufte

15:38 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi punues për të themeluar Institutin për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai në Kuvendin e Kosovës tha se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme, shkruan Arbresh.info.

“Unë rishtazi e kam dërguar kërkesën në qeveri për të themeluar grupin e ri për të treguar se si do të bëhet, apo kur do të bëhet Instituti për krime të luftës…shpresoj që mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ky propozim dhe të fillojë ky grupi që mund të bëjë hulumtimin e domosdoshëm për themelimin e Institutit. Pozicioni im politik dhe si bartës i institucionit është që të kemi një institutit për hulumtim e krimeve të luftës që do t’i shërbej memories kolektive tonë dhe brezave të ardhshme”

Këtë qëndrim ministri i Drejtësisë e tha pas interesimit të deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci e cila kërkoi të dijë më shumë se pritet të themelohet instituti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme