Google ADS

Hoti: Mbledhja nuk kishte kuorum për të caktuar seancën për demarkacionin

20:04 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas vendimit që seanca e Kuvendit për ratifikimin e demarkacionit të mbahet të dielën, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë që  mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të caktohej koha për mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit

“Mbledhja nuk kishte kuorum për të caktuar seancën për demarkacionin. Duke qenë kryesia pa kuorum e kriteri në baza të drejtës kushtetuese mori vendin për ta votuar. Presim që të dielën të shqyrtohet”, ka thënë Hoti./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme