Mbledhja Kosovë-Shqipëri| Qeveria miraton marrëveshjet, rekomandon Kuvendin për mbikëqyrje

09:15 | 28 Shtator 2020
M. A.

Janë miratuar 15 marrëveshjet për mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet me 2 tetor.

Qeveria ia ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë që t’i mbikëqyre të gjitha marrëveshjet mes të dy vendeve.

Në mbledhjen e sotme janë paraqitur marrëveshjet  nga ministrat. Këto marrëveshje janë miratuar nga kabineti qeveritar përpos dy votave që ishin abstenim e që ishin dy ministrat serb.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha pas mbledhjes së qeverisë se këto marrëveshje do të thellojnë më shumë raportet mes dy vendeve.

“Janë nënshkruar 15 marrëveshje, jam shumë i  kënaqur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që do të thellojnë më shumë raportet Kosovë -Shqipëri”.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme