Mbledhja e VV-së pritet të zgjasë deri vonë

17:22 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhje Kryesia së bashku me Grupin Parlamentar tashmë prej dy orësh.

Sipas raportimeve të gazetares së portalit arbresh.info, pritet që kjo mbledhje të zgjasë deri në orët e vona. Kjo pasi që ende askush nga pjesëmarrësit nuk ka dalë nga selia e VV-së.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe ata që janë dorëhequr nga kryesia e partisë, Driton Çaushi, Visar Ymeri, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme