Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtarja e kryesisë Vjosa Osmani, kanë arritur shumë më herët në selinë e partisë ku po pritet të zgjidhet kandidati për kryeministër nga LDK’ja. Ata kanë qenë brenda, derisa pjesa tjetër e kryesisë u mblodh në orën 14:00.
Dy pretendentët kryesorë për t’u kandiduar për kryeministër, Haziri e Osmani, kanë qenë brenda zyrteve të partisë disa orë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK’së, raporton Gazeta Express.
Mbledhja ka filluar në orën 14:00, e Mustafa dhe Haziri e Osmani, nuk janë parë duke hyrë në mbledhje.
Një fotografi që e ka publikuar anëtari i kryesisë, Fidan Rekaliu, shihet se të tre janë të pranishëm në mbledhjen e kryesisë.
Aty është edhe nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, i cili së bashku me Hazirin munguan të shtunën kur LDK nisi bisedimet e brenshme për kandidatin e partisë për kryeministër.
Veliu tha para mediave se nuk ka asnjë paknaqësi me Vjosa Osmanin, kandidaten poteciale për t’u nomininuar.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para