Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka marrë këto vendime:
– Miratuar Projektligjin për Bankat i cili ka për qëllim rregullimin e aktivitetit bankar në vendin tonë, në funksion të nxitjes dhe mbarëvajtjes të një sistemi të qëndrueshëm financiar.
– Miratuar Rregulloren për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës e cila përcakton rregullat dhe procedurat për verifikimin e sigurisë së personelit që ka apo mund të ketë qasje në informacionin e klasifikuar, administrojnë dhe qarkullojnë informacione të klasifikuara gjatë ushtrimit të detyrave në kuadër të respektimit të parimit “nevoja për të ditur”.
– Miratuar Rregulloren për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale e cila përcakton procedurat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në fushën industriale. Rregullorja është në harmoni me legjislacionin evropian, përkatësisht me vendimin e Këshillit të 23 shtatorit 2013 mbi rregullat e sigurisë për mbrojtje të informacionit të klasifikuar të BE-së.
– Miratuar Rregulloren për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar e cila përcakton procedurat për mbrojtje të informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe është në harmoni me legjislacionin e BE-së.
– Miratuar Rregulloren për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo njësi ka për qëllim krijimin e standardeve për sigurimin fizik të informacioneve të klasifikuara për të gjitha institucionet publike, operatorët ekonomikë, sigurimin e hapësirave ku mbahen informacionet e klasifikuara si dhe krijimin e standardeve për transportimin fizik të informacionit të klasifikuar.
– Miratuar Rregulloren për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar e cila përcakton procedurën e klasifikimit, de klasifikimit, degradimit, ngritjen e nivelit, asgjësimit dhe shkatërrimit të informacionit të klasifikuar nga Autoriteti Klasifikues në institucionet e Republikës së Kosovës.
– Miratuar Rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë. Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat e mbulimit të shpenzimeve për shërbimet edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuar në përputhje me nevojat specifike të tyre, në një komunë tjetër nga ajo ku jeton fëmija.
– Miratuar Udhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare (OJQ) për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.
– Aprovuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve prej 1,956.62 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
– Ndarë për Kuvendin e Republikës së Kosovës 27,836 Euro dhe ka aprovuar kërkesën e Kuvendin për ndarjen shtesë të numrit të të punësuarve për pesë (5), për zbatimin e memorandumit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Institutit Demokratik Kombëtar në lidhje me themelimin e Institutit Parlamentar dhe avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencës në Kuvend.
– Bartë të drejtën e shfrytëzimit Komunës së Gjilanit pronën publike me qëllim ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe ndërtimit të Objektit për Qëndrim Ditor për të Moshuarit.
– Themeluar Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping.
– Rialokuar 4 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim financimin e realizimin e 33 projekteve në komunat përfituese nga programi “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale”.
– Aprovuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Nënstacionit dhe Linjës Transmetuese ” në Malishevë.
– Themelimin e Komisionit ad hoc të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
– Shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Tetovë, segmenti Strazhë-Kyçja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren Jug.
– Shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” në Rahovec.
– Shpronësuar për interes publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projektit “krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve” në Prizren. Pronat e shpronësuar janë të ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” Prizren dhe do të përdoren për realizimin e projektit në fjalë.
– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje promovon një sistem ndërkombëtar të aviacionit, dhe duke pas parasysh se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve është rekomanduar aprovimi i saj.
– Themeluar komisionin për pranimin për kategorinë e lartë drejtues, përkatësisht përzgjedhjen e kandidatit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
– Miratuar Projektligjin për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e ofruesit të shërbimit të navigacionit ajror, tani në formën e cila i përgjigjet nevojave të këtij institucioni, të njohur deri më sot si Agjencia për Shërbimet e Navigacionit Ajror.
– Themeluar Komisionin e Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale