Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot në Prishtinë kanë mbajtur mbledhjen e tetë të përbashkët, ku u nënshkruan 19 marrëveshje.
Luan Dalipi, Shef i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar të gjitha marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.
Dalipi thotë se janë zbatuar shumë prej marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e mëparshme të dy qeverive dhe, sipas tij, kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit.
Më poshtë të gjitha marrëveshjet që u nënshkruan mes Kosovës dhe Shqipërisë:
1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.
2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.
4. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
5. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
6. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.
7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).
9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.
11. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
12. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.
13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).
15. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
16. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.
17. MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
18. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
19. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz. /arbresh.info/
Të paktën 63 të vrarë për një ditë në sulmet izraelite në Li...
Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet për grabitje
Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdek...
Mbërrin zarfi në shtëpi, Vëllai i Madh dënon banorët
Shoqata e Prokurorëve i reagon deputetit Muja: Dënojmë çdo p...
Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të ...