Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll punimet me votimin e një deklarate të përbashkët

14:55 | 20 Dhjetor 2024
E.K

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë ka përfunduar sot, duke u mbyllur me miratimin e një deklarate të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe homologja e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, prezantuan deklaratën e përpiluar gjatë kësaj mbledhjeje.

Deklarata u hodh në votim dhe u miratua nga deputetët e të dy parlamenteve që ishin të pranishëm.

Konjufca, gjatë leximit të deklaratës theksoi se përgjatë historisë së kombit shqiptar ka pasur mospajtime dhe mendime të kundërta, por gjithmonë ka triumfuar uniteti dhe angazhimi për progres.

“Konstatoj këtë deklaratë të miratuar nga dy kuvendet tona,” u shpreh Konjufca, duke e përmbyllur seancën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme