Google ADS

Mbledhja e ardhshme e Kryesisë së Kuvendit mbahet të hënën

10:47 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahej për ditën e djeshme, por që dështoi në mungesë të kuorumit , pritet të mbahet ditën e hënë të javës së ardhshme.

Kështu mëson lajmi.net nga burimet e veta, nga të cilat thuhet se mbledhja e paraparë për ditën e djeshme pritet të mbahet ditën e hënë.

Edhe Kryetari i Kuvendit kishte paralajmëruar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahej gjatë javës së ardhshme mirëpo nuk e kishte specifikuar ditën.

Ende nuk dihet nëse do të jetë në rend dite pika e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, mirëpo gjatë ditës së djeshme një gjë të tillë e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme