Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në eventin e mbjelljes së 1,000 fidanëve në Komunën e Gjilanit.
Mbjellja u bë bashkërisht nga zv. Ministri Ramadani me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, drejtorin e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Cihan Dinçer dhe nënkryetarin nga radhët e komuniteteve të Komunës së Gjilanit, Abdylkadër Hyseini.
Zëvendësministri Ramadani falënderoi Ambasadorin Sakar për donacionin, si dhe për bashkëpunimin e pandërprerë mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.
Mes tjerash, zëvendësministri Ramadani tha se ky projekt është mbështetje edhe për projekte të ngjashme të pyllëzimit dhe krijimit të hapësirave të gjelbra që po i zhvillon Ministria e Bujqësisë përmes Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar tha se ky projekt është pjesë e urës së miqësisë mes dy popujve, në vazhdën e bashkëpunimit të mirë në sferën e bujqësisë dhe përtej.
Fidanët e mbjellur janë donacion i ambasadës turke, në nder të 11 nëntorit, ditës së pyllëzimit në Republikën e Turqisë e cila sivjet festohet nën moton “Fryma e së ardhmes”, ndërsa u mbollën tek “Lapidari i Dëshmorëve” në Gjilan./arbresh.info/
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...